Loading…

Vjen një risi për dorëzimin e kuponëve fiskal

  • 07/04/2017 | 20:48

Vjen një risi për dorëzimin e kuponëve fiskal

Dorëzimi i kuponëve fiskal i muajve, Janar,Shkurt,Mars për qytetarët e Republikës së Kosovës do të ketë një risi tash e tutje e cila do të funksionoj më mirë për realizimin e rimburësimit të mjeteve në llogaritë bankare me pliko të kuponëve fiskal.


Kësisoj, pas përfundimit të tre mujorit të kaluar e cila njoftoj edhe Administrata Tatimore e Kosovës se është kryer me sukses procesi i verifikimit të tyre, mirëpo  tash ka filluar edhe dorëzimi  i muajve të radhës.

Sa i përket mënyrës se dorëzimit të kuponëve fiskal ka një risi të tyre e cila s’ka qenë më herët.

Dorëzimi i kuponëve fiskal nga qytetarët e Kosovës bëhet në të gjitha pikat e Postës në Kosovë, ku deri më tani kanë qenë procedurat e njëjta si: grumbullimi i tyre, aplikimi online ne webfaqen e atk-së, futja e kuponëve  në zarf, shënimi i numrit të plikos. Por ndryshimi i vetëm është se tani e tutje dorëzimi do të bëhet duke i shënuar edhe emrat përkatës të aplikuesve në zarfet me kuponë fiskal.

Ndryshe, kujtojmë se Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se afati për dorëzimin e kuponëve fiskal ka filluar që nga data 01.04.2017 dhe do të përfundoj me datë 04.05.2017.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë