Loading…

Vjen një urim i komplikuar nga VV: Kurti e uron Pavarësinë me gjysmë goje

  • 17/02/2019 | 12:25

Vjen një urim i komplikuar nga VV: Kurti e uron Pavarësinë me gjysmë goje

Pas reagimit të mediave vjen urimi i kryetarit të Lëvizjës Vetëvendosje për 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Kurti nuk ka lënë pa e komplikuar urimin e pavarësisë së Kosovës, deri sa liderët tjerë kanë shfaqur nderimin për këtë ditë, Kurti ka nxjerrë në pah data tjera për ta minimizuar rëndësinë e 17 Shkurtit.

“Shpallja e 17 shkurtit 2008 është vulosur më 22 korrik 2010 me Opinionin e GjND-së. Ndërkohë, nuk është bërë as çka është dashur e as çka ka qenë e mundur”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Tutje kreu i Lëvizjës Vetëvendosje zhvlerësimin e pavarësisë është munduar ta bëj duke permendur disa nga ngecjet e shtetit të Kosovës, gjëra me të cilat përballet secili shtet por që rëndësinë e ditës së shpalljes kurrë asnjë shtet se konteston.

“Dhe, e dimë, Mitrovica mbetet e ndarë, koncesionet e Planit të Ahtisaarit janë ende aty, gjersa papunësia e qytetarëve dhe korrupsioni i pushtetarëve janë shtuar porsi ditët. Mirëpo, gëzuar sot! Duke kujtuar ata që sakrifikuan dhe duke dëshiruar atë që na takon”, e  ka mbyllr uimin e komplikuar Kurti.

Postimi i tij i plotë:

Urime Dita e Pavarësisë së Kosovës! Shpallja e 17 shkurtit 2008 është vulosur më 22 korrik 2010 me Opinionin e GjND-së. Ndërkohë, nuk është bërë as çka është dashur e as çka ka qenë e mundur. Dhe, e dimë, Mitrovica mbetet e ndarë, koncesionet e Planit të Ahtisaarit janë ende aty, gjersa papunësia e qytetarëve dhe korrupsioni i pushtetarëve janë shtuar porsi ditët. Mirëpo, gëzuar sot! Duke kujtuar ata që sakrifikuan dhe duke dëshiruar atë që na takon./gazetametro.net

.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë