Loading…

Vjen paralajmërimi për motin në Ballkan: Ky vend do të përballet shi e stuhi të mëdha, mund të ndërpritet edhe rryma

  • 16/11/2019 | 19:08

Vjen paralajmërimi për motin në Ballkan: Ky vend do të përballet shi e stuhi të mëdha, mund të ndërpritet edhe rryma

Shi, stuhi e përmbyjtje, meterologët paralajmërojnë se Kroacia do të përballet me kushte shumë të këqija atmosferike, madje është aktivizuar edhe alarmi i kuq, transmeton Gazeta Metro.


Si pasojë e reshjeve të rrëmbyeshme alarmi është aktivizuar për rajonet e Rijekës dhe Gospiçit.

“Merrni masa për t’u mbrojtur. Veproni sipas këshillave të dhëna nga shërbimet kompetente. Priten përmbytje të theksuara që do të godasin zonën më të madhe, duke përmbytur pronat me rrezik të konsiderueshëm për jetën dhe duke lejuar mundësinë e evakuimeve. Janë të mundshme ndërprerje të trafikut dhe energjisë elektrike, komunikimit dhe furnizimit me ujë”, paralajmëroi Instituti Shtetëror Hidrometeorologjik i Kroacisë.

“Shi i fortë, nga 40 deri në 80 milimetra, pritet në Adriatikun Verior, Dalmaci, Likë, Gorski Kotar dhe në disa vende me stuhi më të theksuar, erë të përkohshme dhe shi të fortë, në një periudhë të shkurtër kohore, prandaj përmbytje të mëdha janë të mundshme”, paralajmëroi Mbrojtja Civile pranë Ministrisë së Brendshme të Kroacisë.

Sipas paralajmërimeve, reshjet më të mëdha të shiut nga 30 deri 50 milimetra priten në mëngjes dhe pasdite në Kroacinë qendrore, përcjell atsh.

Ndërkaq, alarmi i kuq për shkak të erërave të forta është aktivizuar në Kvarner, Dalmacinë Veriore, Qendrore dhe Jugore.

“Moti i keq sjell nivel të lartë rreziqesh shëndetësore dhe situata të rrezikshme për jetën, veçanërisht për detarët. Ekziston gjithashtu një rrezik i konsiderueshëm i dëmtimit të infrastrukturës bregdetare. Jini të vetëdijshëm për rrezikun dhe kushtojini vëmendje, gjithashtu ndiqni lajmet më të fundit të motit. Ne këshillojmë shmangien e udhëtimeve dhe qëndrimin pranë zonave bregdetare të rrezikuara”, thuhet në paralajmërim./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë