Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka reaguar për vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) që t’u vë sanksione anëtarëve dhe krerëve të grupeve kriminale të veriut të Kosovës, shkruan Gazeta Metro.
Me anë të një postim në Facebook, Miftaraj ka paralajmëruar se secili person që cënon interesat amerikane mund të ketë fatin e Veselinoviqit dhe Radojiçiqit.
“Nese deri sot keni mundur te korruptoni sistemin e drejtesise ne Kosove, keni shfrytezuar poziten dhe autoritetin tuaj per t’i ikur pergjegjesise penale, kete privilegj ua eliminon administrata Biden”, ka shkruar Miftaraj.
Sipas Miftarajt, nga tani e tutje konsiderohet se korrupsioni në Kosovë cënon edhe sigurinë nacionale në Amerikë.
Ndërkaq edhe disa ditë më parë, Instituti për Siguri Ndërkombëtare me seli në Beograd ka paralajmëruar se në muajin janar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) do të vendosin sanksione ndaj disa politikanëve e biznesmenëve nga Serbia, ‘Republika Srpsk’, Mali i Zi dhe Kosova. /gazetametro.net