Loading…

Vjen reagimi i Bahtirit pas deklaratave të Beogradit për ‘krizë humanitare’ në Veri

  • 24/06/2019 | 23:48

Vjen reagimi i Bahtirit pas deklaratave të Beogradit për ‘krizë humanitare’ në Veri

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka deklaruar se nuk do të lejojë që të zbatohet asnjë plan i Serbisë, i cili do të shkaktonte krizë humanitare në veri, transmeton Gazeta Metro.


Bahtiri pohoi se si Komunë e jugut, së bashku me institucionet e Kosovës, do të parandalojnë planin e Serbisë për krijuar krizë artificiale humanitare në veri të Kosovës, duke boshatisur dyqanet dhe barnatoret nga artikujt elementarë ushqimorë dhe barnat.

“Është plan i Serbisë për të pasur një krizë humanitarë në Kosovë, por kjo nuk ka të bëjë me krizë humanitare pasi që institucionet e Kosovës janë të thirrura për të mos pasur kriza humanitare. Por, në qoftë se ata dëshirojnë të krijojnë një gjë të tillë, ne nuk do të lejojmë që të ndodhë një gjë e tillë, për arsye se organet e qeverisë si dhe komuna e jugut do të jap kontributin që të mos ketë gjëra të tilla, sepse ato janë vetëm politike dhe nuk kanë të bëjnë me kriza humanitare”, tha Bahtiri për Telegrafin.

Bahtiri theksoi se do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve pa dallim dhe do t’i përmbush të gjitha kërkesat e qytetarëve në katër komunat e Republikës së Kosovës që janë në veri, në mënyrë që assesi të mos ketë krizë humanitare.

Për planet e Beogradit kishte reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili kishte thënë se nuk do të qëndrojë duarkryq përballë tendencave për destabilizim.

“Përpjekjet nga akterë të ndryshëm, zyrtarë dhe afaristë serbë në Veri të Mitrovicës të koordinuar me Beogradin zyrtar, për të paraqitur katastrofë humanitare në këtë pjesë të Kosovës janë të papranueshme dhe të dënueshme. Boshatisja e dyqaneve, ku nuk gjenden as artikuj elementarë me prejardhje nga Serbia, është plani që po përgatitet nga njerëz të caktuar në veri, për të cilën Qeveria e Kosovës është e informuar. Në bazë të këtyre informatave, mësohet se pjesë e organizimit të këtij plani janë Radosh Petroviq, Goran Vllashkoviq, Bojan Jakshiq – Cojo, Sllavisha Staniq, Radulle Steviq. Sipas burimeve të mekanizmave të sigurisë së Kosovës, ky organizim do të asistohet me logjistikë dhe forma tjera edhe nga organizata e ashtuquajtur ‘Civilna Zastita’ në veri, e cila udhëhiqet nga Stevo Paviçeviq. Ne nuk do të qëndrojmë duarkryq përballë këtyre tendencave për destabilizim dhe ftojmë kryetarët e komunave në veri dhe qytetarët të mos bien pre e këtyre provokimeve”, kishte deklaruar kryeministri Haradinaj ditë më parë.

Ndërkohë, plani i Beogradit parasheh zbrazjen e të gjitha dyqaneve për të dëshmuar se për shkak të taksës 100 për qind ndaj importit të produkteve serbe furnizimi është pamundësuar. /gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 23/10/2019 | 13:09
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë