Loading…

Vjen reagimi i parë i SHBA’së: Kjo është çka kërkon urgjentisht nga Kosova dhe Serbia

  • 19/03/2023 | 10:52

Vjen reagimi i parë i SHBA’së: Kjo është çka kërkon urgjentisht nga Kosova dhe Serbia

Zëdhënësja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar të SHBA’së, Adrienne Watson, ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, u pajtuan mbrëmë në Ohër që ta implementojnë zbatimin e marrëveshjes së dakorduar më 27 shkurt në Bruksel, transmeton Gazeta Metro.


Në një postim në Twitter, Watson u ka bërë thirrje të dyja palëve që të fillojnë zbatimin e detyrimeve të tyre sa më shpejt të jetë e mundur.

”Ne mirëpresim marrëveshjen e lehtësuar nga BE-ja dhe të mbështetur nga SHBA-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe u bëjmë thirrje të dyja palëve që të fillojnë zbatimin e detyrimeve të tyre sa më shpejt të jetë e mundur,” ka shkruar ajo.

Pas takimit maratonik që zgjati më shumë se 10 orë Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell, tha se pala kosovare dhe ajo serbe janë pajtuar për Aneksin e implementimit të marrëveshjes drejt rrugës së normalizimit të tyre.

”Synimi i takimit të sotëm ishte që Kosova dhe Serbia të pajtohen si ta implementojnë marrëveshjen e pranuar në takimin e kaluar të nivelit të lartë më 27 shkurt. Sot ishte synimi si të zbatohet. Kjo do të thotë hapa praktikë se çfarë duhet të bërë, kur duhet të bërë, nga kush duhet të bëhet dhe si.”

Shpesh thuhet se djalli është në detaje por nganjëherë djalli është në orar. Ne kemi diskutuar për 12 orë për këtë dhe me kënaqësi që më në fund ne kemi një marrëveshje dhe si ta bëjmë këtë. Kosova dhe Serbia janë pajtuar për Aneksin e implementimit të marrëveshjes drejt rrugës së normalizimit mes tyre,” tha Borrell.

Përmes portalit EEAS, BE’ja më vonë publikoi Aneksin e Implementimit të Marrëveshjes për Normalizim të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Pika më e nxehtë e ujdisë ajo që i përket nenit 7, njëherazi është pika më kontroverse për vet kryeministrin Albin Kurti, ajo e vetëqeverisjes së serbëve të Kosovës përmes një Asociacioni të Komunave me Shumicë Serbe.

Aty obligohet direkt Kosova që të fillojë procedurat për themelimin e kësaj niveli të vet-menaxhimit siç quhet ‘menjëherë’ siç tha Përfaqësuesi i Lartë i Komisionit Europian, Josep Borrell. /gazetametro.net

Publikohet Aneksi i Implementimit nga BE: Kosova të nisë ‘menjëherë’ zbatimin e nenit 7 të Marrëveshjes për Normalizim me Serbinë

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë