Loading…

Vjen reagimi i parë nga Vetëvendosje, pasi Kurti nuk u certifikua nga KQZ

  • 20/01/2021 | 14:13

Vjen reagimi i parë nga Vetëvendosje, pasi Kurti nuk u certifikua nga KQZ

Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje ka reaguar pas raportimeve se liderit të partisë Albin Kurti i është ndaluar nga KQZ kandidimi në zgjedhjet e 14 shkurtit. Ajo ka thënë se në shtetin e kapur kështu ndodhë, shkruan Gazeta Metro.


Liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit i është pamundësuar kandidimi për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, zgjedhje këto të parakohshme.

Kurti nuk është certifikuar, pasi që i njëjti ka përballje me ligjin.

Por pas kësaj ka reaguar Albulena Haxhiu, nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila tha se Kurti gëzon mbështetje shumë të madhe të qytetarëve dhe kjo mbështetje është e pakontesuar prandaj qytetarët me të drejtë janë të shqetësuar për tendencat e qëllimshme për largimin nga lista të Albinit.

Tutje Haxhiu theksoi se në shtetin e kapur, kështu ndodhë.

Postimi i plotë i saj në Facebook:

Albini, gëzon mbështetje shumë të madhe qytetare dhe kjo mbështetje është e pakontestuar prandaj qytetarët me të drejtë janë të shqetësuar për tendencat e qëllimshme për largimin nga lista të Albinit!

Në shtetin e kapur, kështu ndodhë! Këto janë përpjekjet dhe shkelmat e fundit të atyre që e kapën shtetin dhe atyre që i shërbyen shtetit të kapur!. //gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë