Loading…
Vjen reagimi nga Chelsea: Klubi anglez tregon arsyen e vërtetë të largimit të Sarrit drejt Juventusit
  • 16/06/2019 | 16:54

Vjen reagimi nga Chelsea: Klubi anglez tregon arsyen e vërtetë të largimit të Sarrit drejt Juventusit

Pas zyrtarizimit të Maurizio Sarrit si trajner i ri i Juventusit, ka ardhur reagimi edhe nga Chelsea. Klubi anglez ka treguar arsyet e largimit dhe kanë falenderuar italianin për kontributin e dhënë, transmeton Gazeta Metro.


Sot(e diel), Juventusi njoftoi se kanë arritur marrëveshje me Maurizio Sarrin, i cili ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me kampionin italian.

Drejtorja sportive e Chelseas, Marina Granovskaia, ka zbuluar bisedën që kishin me Sarrin, pas titullit të fituar në Ligën e Evropës.

“Në bisedimet që kishim pas finales së Ligës së Evropës, Maurizio[Sarri] e bëri të qartë se ai dëshironte të kthehej në vendin e tij të lindjes, duke shpjeguar se arsyet e tij ishin të rëndësishme’’ – tha ajo fillimisht për faqen zyrtare të klubit londinez.

LEXO EDHE: Zyrtare: Maurizio Sarri emërohet trajner i Juventusit

“Ai gjithashtu besonte se ishte e rëndësishme të ishte më afër familjes së tij dhe që të përkujdeset për prindërit e tij të moshuar, ai ndjeu se kishte nevojë për të jetuar më pranë tyre’’.

Më tej, në emrin e klubit të Chelseas, Marina falenderoi Sarrin për udhëheqjen drejt titullit në Ligën e Evropës dhe pozicionimin në vendin e tretë në Premier Ligë.

“Maurizio lë Chelsea me falënderime nga të gjithë ne për punën që ai dhe ndihmësit e tij bënë gjatë sezonit që ai e kaloi dhe për fitimin në Ligën e Evropës, duke na udhëhequr në një tjetër finale dhe një vend të tretë në Premier Ligë.Ne si klub e urojmë atë për rolin e ri në një klub të madhe të Serie A dhe i urojmë fatin e botës për të ardhmen” – ka deklaruar drejtoresha sportive e Chelseas./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë