Loading…

Vjen reagimi nga Izraeli: Faleminderit Kosovë!

  • 16/05/2021 | 15:19

Vjen reagimi nga Izraeli: Faleminderit Kosovë!

Drejtori i Departamentit për Euro-Azi në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Yacov Livne të Izraelit e ka falenderuar Kosovën që publikoi një qëndrim zyrtar në lidhje me konfliktin e Izraelit me organizatën palestineze të shpallur terroriste, Hamas.


Livne ka shkruar “Faleminderit Kosovë!”, ndërsa e ka shpërndarë qëndrimin e Prishtinës zyrtare të shprehur në rrjetin social, Twitter.


Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, sot përmes një postimi në Twitter deklaroi se si çdo shtet, edhe Izraeli ka të drejtën dhe detyrimin për ta mbrojtur popullin e vetë kundër raketave nga Hamasi.

“Si çdo shtet, edhe Izraeli ka të drejtën dhe obligimin për ta mbrojtur popullin e tij kundër 2000 raketave të hedhura mbi civilët vetëm nga Hamasi, i cili po mban peng civilët palestinezë në luftën e tij. Ne jemi të pikëlluar për të gjitha viktimat. Ne kërkojmë që të përmbahemi, ta ndalojmë dhunën dhe të kërkojmë zgjidhje paqësore”, thuhet në deklaratën e kësaj ministrie. /gazetametro.net 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë