Loading…
Vjen reagimi nga Siljanovska: Nëse bashkohen votat tona me të Blerim Rekës dallimi është 70 mijë vota
  • 21/04/2019 | 23:27

Vjen reagimi nga Siljanovska: Nëse bashkohen votat tona me të Blerim Rekës dallimi është 70 mijë vota

Kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska, në konferencën për shtyp falënderoi VMRO-DPMNE, qytetarët, ajo tha se u dëshpëruan nga qeveria dhe votën kanë vendosur që të ja japin asaj, transmeton Gazeta Metro.


“Nëse bashkohen votat tona me Blerim Rekës dhe nëse bashkohen votat që i përmenda dallimi është mbi 70 mijë vota. Për dikë, si unë që në tërë fushatën ka treguar për mos përmbajtjen e sistemi ku mungon sundimi i drejtësisë, sistemi i zhytur në krim, korrupsion dhe nepotizëm, kjo është më e rëndësishme. Opozita ka arritur që t’i bind qytetarët, se në mungesë të drejtësisë ne mund të themi tregime për BE dhe NATO”, tha Siljanovska.

Ajo tha se duhet t’i jepet fund politikanëve të tranzicionit, profiterëve.

“Mendoj se këtij vendi i duhet profil i ri i politikanëve. Kulturë e re demokratike. Profil i ri i liderishpit, evropian, i guximshëm dhe që nuk gënjen”, tha mes tjerash Reka.

Ajo tha se nëse ata kanë fituar numër të tillë të votave dhe nëse shtohen ato të Rekës, tregimi është i qartë.

“Të dy kemi folur për sundimin e drejtës, fund të krimit dhe korrupsionit. Tregimi është demokratik, evropian dhe me tregim të tillë ne mund të hapërojmë drejtë BE-së. Në të kundërtën do të mbetemi në trazicion”, shtoi Siljanovska, përcjell Shenja.

Më të fundit
...
  • 25/08/2019 | 15:17
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë