Loading…

Vjosa Osmani dërgon mesazh në emision: Do ta padisë Astrit Haraqinë

  • 26/03/2020 | 22:37

Vjosa Osmani dërgon mesazh në emision: Do ta padisë Astrit Haraqinë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se do ta padisë për shpifje Astrit Haraqinë, pasi ky i fundit tha se ajo është shkolluar nga Presidenti Hashim Thaçi, shkruan Gazeta Metro.


Astrit Haraqija sot në Debat Plus tha se Vjosa Osmani është shkolluar nga Presidenti Thaçi, ku edhe ka marrë bursë që të shkollohet në Amerikë.

Pas këtyre deklaratave ka reaguar Osamni, ku e ka paralajmëruar atë se do të padisë për shpifje, për këto deklarata.

‘’Do të paditesh me këtë që ke deklaruar. Bursa ime është nga Amerika. Asnjë cent nuk e kam marrë prej Hashim Thaçit’’, thuhet në mesazhin e Osmanit dërguar në emisionin Debat Plus. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë