Loading…

Vjosa Osmani dhe një deputet i LDK’së nuk marrin fare pjesë në seancë

  • 03/06/2020 | 11:58

Vjosa Osmani dhe një deputet i LDK’së nuk marrin fare pjesë në seancë

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani jo vetëm që nuk ka pranuar që ta udhëheq seancën për votimin e Qeverisë Hoti, por as nuk është futur fare në në sallën e Kuvendit, transmeton Gazeta Metro. 


Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani nuk do të jetë e pranishme në seancën ku pritet të votohet Qeveria e re e LDK’së.

Osmani ka qenë këto ditë në qendër të vëmendjes për qëndrimet e saj kontradiktore për arsye se dihet që kryeparlamentarja vjen nga LDK ndërsa ka kundërshtuar në vazhdimësi subjektin e saj politik duke e mbështetur liderin e VV’së.

Përveç Osmanit, në seancë nuk do të jetë as deputeti tjetër i LDK’së, Haxhi Shala.

Ndërsa, seanca është duke e udhëhequr nënkryetari i dytë i Kuvendit të Kosovës, Kujtim Shala e cila pritet të votohet në çdo qastë.

Vlen të theksohet se vetëm Lëvizja Vetëvendosje ka bojkotuara seancën parlamentare ku pritet të votohet Qeveria Hoti./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: i[email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë