Loading…

Vjosa Osmani presion mbi institucionet e sigurisë për shtetësinë e Ditmir Bushatit, pritet aderimi i tij në Vetëvendosje

  • 13/01/2021 | 12:31

Vjosa Osmani presion mbi institucionet e sigurisë për shtetësinë e Ditmir Bushatit, pritet aderimi i tij në Vetëvendosje

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, pas një fushate të gjatë kundër establishmentit në Prishtinë dhe mitizimit të Albin Kurtit, këto ditë pritet të aderojë në Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan Gazeta Metro.


Aderimi i Bushatit në Lëvizjen Vetëvendosje është shtyrë deri më tani, meqë ai nuk e posedon shtetësinë e Kosovës.

Por, pas shkuarjes së presidentit Thaci në Hagë dhe zëvendësimit të tij nga Vjosa Osmani, kjo gjë si duket tashmë është cështje ditësh.

Për ta zyrtarizuar aderimin e Bushatit në Lëvizjen Vetëvendosje, burimet e Gazetës Metro tregojnë se Vjosa Osmani është duke bërë presion mbi institucionet e sigurisë që t’i përshpejtojnë procedurat e verifikimit për Ditmir Bushatin, të cilat janë parakusht për t’ia dhënë atij nënshtetësinë e Kosovës.

“z. Bushati tashmë e ka bërë kërkesën në Presidencë për nënshtetësi të Kosovës. U.d e Presidentës është duke u marrë personalisht me këtë ceshtje dhe u ka kërkuar institucioneve të sigurisë që t’i kryejnë procedurat e verifikimit të tij me procedura të përshpejtuara, që ajo të mund t’ia nënshkruaj atij dekretin. Për shtetësinë e Bushatit ditë më parë janë interesuar edhe zyrtarë të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes në Presidencë, të cilët kanë diskutuar me kabinetin e u.d. Presidentes“, ka thënë një burim i Gazetës Metro brenda Presidencës.

Sipas këtij burimi, Vjosa Osmani po e keqpërdor pozitën si u.d Presidente për t’ia bërë këtë edhe si favor Albin Kurtit, duke e paijsur me nënshtetësi Ditmir Bushatin, i cili pritet të aderojë më pas në Lëvizjen Vetëvendosje.

Si duket qëllimi politik i Kurtit, duke e katapultuar Ditmir Bushatin në Lëvizjen Vetëvendosje, është që njëkohësisht ta dëmtojë pozicionin e Glauk Konjufcës, i cili në publik ka filluar të shihet si rival i brendshëm i tij.

Konjufca kishte fituar simpati në publik sa kishte shërbyer si kryediplomat i Kosovës dhe popullariteti i tij është duke u rritur./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë