Loading…

Vjosa Osmani tregon se a flet me Isa Mustafën

  • 24/05/2017 | 21:33

Vjosa Osmani tregon se a flet me Isa Mustafën

(I plotësuar, 21:47)

Anëtarja e LDK-së Vjosa Osmani ka thënë se ishte  kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ai i cili e kishte propozuar atë që të nominohej prej kryeministres dhe i ishte treguar i gatshëm për t’ia liruar numrin dy në listën e koalicionit LDK-AKR-Alternativa.

“Është e vërtet që Z. Pacolli më ka propozuar për kryeministre, po ashtu më vonë ai ka propozuar edhe numrin 2 në listën për deputetë”, ka thënë Osmani në emisionin “komitet”.

Konfliktet mes Vjosa Osmanit e kreut të Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa, kishin filluar me krijimin e Qeverisë në 2014’ën. Ajo refuzoi koalicionin e LDK’së me PDK’në e më pas nuk e votoi as Mustafën për kryeministër. Këto mosmarrëveshje vazhduan gjatë gjithë mandatit. Ajo rrezikoi të mos futej në listën e kandidatëve për deputet.


Vjosa Osmani pas publikimit të listave ka thyer heshtjen. Ajo tregon se a flet me Mustafën, se a kishte komunikim me kryesinë e partisë dhe me këshillin e përgjithshëm gjatë këtyre tri viteve.

‘Po ne flasim, deri para marrëveshjes me Thaçin, ne kishim komunikim intensiv. Ne kemi bashkëpunuar që nga viti 2006 dhe kemi pasur bashkëpunim jashtëzakonisht  të mirë, që besoj që është reflektu edhe në përkrahjen që e kam dhënë atëherë për kandidatin tonë për kryeminstër, zotin Mustafa’, u shpreh ajo.

‘Disa ditë para mocionit dhe takimet e përbashkëta të grupit parlamentar që i kemi pasë me zotrin Mustafa për mu kanë dëshmu që problemi ma i madh i LDK’së si parti, gjatë këtyre tri viteve ka qenë pikërisht mungesa e komunikimit intensiv.’ tha Osmani.

Osmani edhe mund të mos ishte në këtë listë, sepse kolegët e saj që kishin kundërshtuar Mustafën nuk qenë pjesë e listës. Ajo u rëndit e 81-ta për të mos u lënë krejt jashtë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë