Mënyra se si u organizua “Darka e Lamës”, mori kritika të shumta.
E para e shtetit, Vjosa Osmani tha se në sallën ku u organizua kjo darkë nuk ka qenë në kundërshtim me rregullat anti-covid.
“Ne e kemi shfrytëzuar vetëm 1/5 e sallës”, tha ajo.
Osmani tha se është interes nacional që të promovohen prodhimet vendore, që siç tha janë të cilësisë së lartë.
“Kur ambasadori japonez e promovon në OKB verën e Kosovës qenka lajm i mirë. E kur presidentja e promovon prodhimin vendor, nuk po bëjka”, tha ajo.
E pyetur për mënyrën e organizimit, ajo tha se nuk merret me çështjen e pamjeve.
Ajo tha se e ka ftuar edhe opozitën.