Loading…

Vladika Joanikije i Malit të Zi ankohet: Qeveria malazeze po punon për ‘Shqipërinë e Madhe’

  • 18/06/2019 | 18:23

Vladika Joanikije i Malit të Zi ankohet: Qeveria malazeze po punon për ‘Shqipërinë e Madhe’

Peshkopi i Niksicit e Budimljes tha se projektligji mbi lirinë e religjionit e besimit dhe statusin e bashkësive fetare është provë që të krijohet precedan që do të shërbente si model pastaj për Kosovën për të zaptuar shenjtëritë serbe dhe të i shkruhen ‘Shqipërisë së Madhe’, transmeton Gazeta Metro.


Qeveria e Malit të Zi dhe kisha ortodokse janë në konflikt mes vete për shkak të ligjit të ri. Ka reaguar edhe presidenti malazez Milo Djukanovic, i cili tha se nuk ka të privilegjuar në Mal të Zi me mantele e pa të.

Vladika Joanikije gjatë liturgjisë se djeshme të cilën e mbajti në kishën e Svete Trojice në fshatin Police, ku tha se synimi është që të krijohet precedan, që Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj ta marrin si model e ti kapin të gjitha shenjtëritë serbe në Kosovë e të i bartin ‘Shqipërisë së Madhe’.

Peshkopi Joanikije shtoi “kështu qëndron puna, vëllezër e motra, punojnë bashkë, po shohim qartë”. Ai shtoi se për këto fjalë është i gatshëm të përgjigjet kudo e kurdo. E nëse nuk ka të drejtë do të përgjigjet shtoi Vladika Joanikije.

Peshkopi Joanikije shto se ajo çka po ndodh tani nuk është vetëm plaçkë e tempujve dhe pronave kishtare por sulm ndaj vet ortodoksisë. Ai shtoi se kanë mbajtur fenë në kohë paqeje e lufte dhe do të vazhdojnë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë