Mallrat që u kapën më herët e të cilat dyshohet se janë të kontrabanduara nga Serbia, kapin vlerën 60 mijë euro.
Kështu mëson Gazeta Metro, sipas burimeve brenda Policisë e Doganës, por të cilët thonë se ky vlerësim akoma është preliminar.
Siç u raportua më herët, bëhet fjalë për dy kamionë me mallra, të cilët bartnin pije energjike, alkoolike cigare e sende të tjera.
Metro më herët ka raportuar se magazina ku u kap kjo sasi e mallrave është në pronësi të shqiptarëve, për çka është arrestuar një i dyshuar shqiptar./gazetametro.net