Loading…

Vlerat e lojtarëve dhe klubeve

  • 09/12/2021 | 14:37

Vlerat e lojtarëve dhe klubeve

Erling Hëland është futbollisti më i vlefshëm në qarkullim. Kartoni i norvegjezit vlerësohet me 142.4 milionë euro, duke zhvendosur një pozicion më poshtë atë që konsiderohej më i shtrenjti në botë, francezin Kylian Mbappe, kartoni i të cilit vlerësohet aktualisht 128.2 milionë euro.


I pabesueshëm kapërcimi i talentit të Manchester City-t, Phil Foden, që është lojtari i tretë me vlerën më të lartë në treg, 117 milionë euro. Më pas vijnë më radhë Lukaku, Salah, Alexander-Arnold, Bruno Fernandes, Rashford, Kane dhe Sancho, që kompletojnë top-10.

Në renditjen e skuadrave kryesore të futbollit në planet, dominojnë ekipet e Premier League angleze. Manchester City, Chelsea, Manchester United dhe Liverpooli mbajnë katër pozitat e para, ndërsa Tottenhami është i teti. Dështimi i Barcelonës në aspektin sportiv është reflektuar ndjeshëm edhe në vlerën e skuadrës. Kriza e Barcelonës ka bërë që të humbë 20% të vlerës në treg.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë