Loading…
Vlerëson Moska: Pushteti në Kosovë po ua shtrëngon lakun serbëve
  • 15/03/2019 | 14:39

Vlerëson Moska: Pushteti në Kosovë po ua shtrëngon lakun serbëve

Masat të cilat në kohë të fundit po i ndërmerr pushteti i Kosovës paraqesin “shtrëngim të lakut” të serbëve të Kosovës dhe presion ndaj serbëve “me kerijimin e kushteve të padurueshme në frymën e spastrimit etnik”, ka deklaruar sot zëhdnësja e Ministrisë së punëve të jashtme të Rusisë Marija Zaharova, transmeton Gazeta Metro.


Në një konferencë për shtyp, Zaharova ka ftuar forcat ndërkombëtare që të mos lejojnë “dhunë ndaj serbëve të Kosovës” dhe se “radikalët e Prishtinës me qëllim po e rrënojnë stabilitetin dhe paraqesin burim konfliktesh në regjon”.

Ndër “masat ndaj serbëve” ajo ka numëruar mbylljen e vendkalimeve ilegale të mallit serb, platformën e dialogut e cila sipas saj “e pakuptimëson dialogun e Beogradit e Prishtinës” dhe “fletarrestet për disa politikanë serbë”, transmeton “Danas”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë