Loading…

Vllasi: Janë qesharake vërejtjet që ne kemi qenë komunistë

  • 15/03/2017 | 18:32

Vllasi: Janë qesharake vërejtjet që ne kemi qenë komunistë

Avokati Azem Vllasi, ka thënë se nuk i pranon vërejtet e enveristëve, të markistëve dhe të ngjajshmëve. Tutje, ai flet edhe për rolin e tij në kohën e Milloshevicit.


Ai ka theksuar se për bindjen e tij Enver Hoxha ishte diktator i vrazhdë, ndërsa imitonte diktatorin e BRSS-së së atëbotshme, Joseph Vissarionovich Stalin, me mënyrën e ushtrimit të pushtetit, njofton Klan Kosova.

“Enver Hoxha ishte tip i diktatorit në variantin e vrazhdë. Ai e ka pasur idol Stalinin nga mënyra e qeverisjes – e ka imituar atë”

“Nëse marksistët na bëjnë vërejtje që ne kemi qenë komunistë, atëherë kjo me të vërtetë është qesharake, bizare. Njeriu që ka ardhur të më sulmojë mua, nuk ka lexuar ndonjë libër në jetë. Kam punuar në librin tim për të lënë dëshmi autentike. Personi që më ka sulmuar mua nuk ka lexuar kurrë në jetë libër”.

“Enver Hoxha ishte tip i diktatorit në variantin e vrazhdë. Ai e ka pasur idol Stalinin nga mënyra e qeverisjes – e ka imituar atë. E ka pasur Stalinin idol jo për bindjen komuniste, por për ushtrimin e pushtetit. Me atë stalinizëm, të gjithë bota e ka ditur që Jugosllavia është komuniste”.

Kurse, për më tepër Vllasi ka thënë se ai në fakt ka qenë vet sinonimi i rezistencës në kohën e regjimit të Milloshevicit.

“Unë edhe nga Serbia, nga Milloshevicit më kanë shënjestëru si pikë të rezistencës në Kosovë. Praktikisht, unë kam qenë shtylla e rezistencës në kohë të Milloshevicit”, tha ai. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë