Loading…

Vllasi jashtë rrezikut, aktualisht s’ka nevojë për ndërhyrje kirurgjike

  • 13/03/2017 | 12:18

Vllasi jashtë rrezikut, aktualisht s’ka nevojë për ndërhyrje kirurgjike

Para pak minutash në një konferencë për media drejtori i Emergjencës, Basri Lenjani,njoftoi zyrtarisht për gjendjen e avokatit Azem Vllasi, që u plagos mëngjesin e sotëm në Prishtinë, raporton gazetametro.net.

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Bastri Lenjani ka bërë të ditur se gjendja e avokatit Azem Vllasi, i cili u plagos sot, është stabile dhe se është jashtë rrezikut për jetën. Ai ka thënë se Vllasi është transferuar nga Emergjenca në Klinikën për Traumatologji në QKUK.

Lenjani bëri të ditur lëndimet që ka marrë Vllasi, dhe deklaroi se për momentin ai nuk ka nevojë të operohet.

“Është lënduar në shpatull, ka vrimë hyrëse të plumbit, e jo dalëse. Për momentin në bazë të konsulencave mjekësore, nuk është e nevojshme që të bëhet ndërhyrje tek i plagosuri”, ka thënë Lenjani.

‘’Nuk ka nevojë për ndërhyrje operative, për momentin në bazë të konsulencave mjekësore, ekspertët kanë caktuar s enë momentin nuk është e nevojshme ndërhyrja, mirëpo duhet të bëhet përcjellja, sepse situata mund të ndryshojë pas gjashtë orësh’’, tha Lenjani.

Lenjani ka thënë se shërbimet emergjente kanë marrë të gjitha masat për ta trajtuar rastin e plagosjes së Vllasit, ku ka treguar se ai është transferuar në një klinikë tjetër për trajtimin e rastit./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë