Azem Vllasi do të flasë sot për plagosjen e tij dhe të gjitha rrethanat e këtij rasti, si e sheh ai këtë sulm ndaj tij, çka thotë për grupin “Syri i Popullit” që ka marrë përsipër sulmin ndaj tij, si i cilëson deklaratat e të akuzuarve për plagosjen e tij se ai është një “tradhtar”.
Në këtë intervistë ekskluzive të tij do të flitet edhe për të kaluarën e tij, demonstratat e vitit 1981, për Kosovën e vitit 1989, për tradhtarët dhe patriotët dhe shumë tema të tjera.
Këto dhe informata të tjera Vllasi do i japë në Klan Kosova.
Përndryshe, ish-lideri komunist mbeti i plagosur mëngjesin e të hënës, kurse për rastin e tij i dyshuari kryesor është Murat Jashari, vëllai i Ismet Jasharit, apo komandant “Kumanova”. /gazetametro.net