Loading…

Vlora Çitaku e quan ‘zëdhënëse të Qeverisë’ Osmanin: Po bëhet pjesë e polarizimit të shoqërisë

  • 25/10/2022 | 23:15

Vlora Çitaku e quan ‘zëdhënëse të Qeverisë’ Osmanin: Po bëhet pjesë e polarizimit të shoqërisë

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, thotë se presidentja Vjosa Osmani nuk po arrin ta tejkalojë veten.


Ajo thotë se në vend se presidentja ‘të luante rolin unifikues’ po bëhet ‘pjesë e polarizimit të mëtejmë të shoqërisë’.

“Nuk ka asnjë qëndrim, për grevat më shumë u bë zëdhënëse e Qeverisë, unë nuk di një qëndrim te Presidentes për dicka, për targat, dialogun, Kodin Civil, ka zgjedhur të mos e ushtrojë funksionin e saj në plotni për të ofruar një platformë gjithpërfshirëse”, tha ajo për Periskopin.

“Kam pritur që Presidentja Osmani ta tejkalojë vetveten dhe të sillet si presidente unifikuese e jo të bëhet pjesë e polarizimit të mëtejmë të shoqërisë në Kosovë”, shtoi Çitaku.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë