Loading…

Vlora Çitaku ka disa fjalë për politikanët serbë që përvetësojnë figurën e Skënderbeut

  • 23/01/2020 | 17:47

Vlora Çitaku ka disa fjalë për politikanët serbë që përvetësojnë figurën e Skënderbeut

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka thënë se disa gazetarë e politikanë serbë që tentojnë të përvetësojnë figurën e Gjergj Kastriot-Skënderbeut kanë mbetur end në mesjetë, shkruan Gazeta Metro.


Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Çitaku ka treguar se si një shkrim tjetër i saj rreth Skënderbeut, merr ende reagime negative nga serbët.

“Një përkujtim i imi në rrjetin Tëitter për Skenderbeun vazhdon të marrë reagime çdo ditë nga llogari në gjuhën serbe. Sigurisht, të gjitha fyese. Janë përfshirë gazetarë e politikanë nga Serbia të cilët paftyrësisht përvetësojnë figurën e Gjergj Kastriotit”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Ka diçka patologjike në mënyrën se si fqinjët tanë verior i trajtojnë të gjitha kombet që i kanë përreth.

Një përkujtim i imi në rrjetin Twitter për Skenderbeun vazhdon të marrë reagime çdo ditë nga llogari në gjuhën serbe. Sigurisht, të gjitha fyese. Janë përfshirë gazetarë e politikanë nga Serbia të cilët paftyrësisht përvetësojnë figurën e Gjergj Kastriotit.

Thënë shkurt, mesjeta nuk është vetëm koncept kohor. Është edhe mënyrë e të menduarit. Dikush ka mbetë ende aty./gazetametro.net

Ka diçka patologjike në mënyrën se si fqinjët tanë verior i trajtojnë të gjitha kombet që i kanë përreth. Një…

Posted by Vlora Citaku on Thursday, 23 January 2020

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë