Loading…

Vlora Çitaku në përkrahje të kuvendares që u ofendua nga kryetari Haskuka me fjalën “rrugaçe”

  • 14/10/2021 | 19:12

Vlora Çitaku në përkrahje të kuvendares që u ofendua nga kryetari Haskuka me fjalën “rrugaçe”

Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj gjuhës fyese të Kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ndaj asambleistes së PDK-së në Prizren, Sherife Balaj.


Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku doli në mbrojtje të saj duke postuar një foto me mbishkrimin “Me Sherife Balajn, kundër fyerjeve të grave”.

Dje, Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka fyer me shprehjen “rrugaçe” në seancën e Kuvendit Komunal, asambleisten Sherife Balaj, në mbrojtje të cilës kanë reaguar aktivistë, shoqëria civile dhe shumë akterë të tjerë relevant, duke e quajtur të papranueshme fyerjen ndaj një kuvendare grua.

Po ashtu, dega në Prizren e PDK-së ka reaguar duke bërë thirrje për reagim nga partitë e tjera politike, aktivistet gra e nga shoqëria civile që ta dënojnë këtë gjuhë fyese të përdorur në sallën e Kuvendit Komunal.

“Shprehja e përdorur e Haskukës në sallën plenare “rrugaçe” është fyese në rend të parë ndaj një kolegeje të Kuvendit Komunal, por mbi të gjitha e përdorur ndaj një kandidate femër e cila edhe në bazë të shumë monitorimeve të organizatave jo qeveritare është vlerësuar si kuvendarja më aktive. Ne e dënojmë fuqishëm si subjekt politik këtë veprim sepse më së paku kjo duhet të jetë gjuha parlamentare e një kryetari i cili u lëshua në fyerja pas fjalimit të Balajt që po kritikonte komunën për anashkalimin nga investimet e rajonit të Hasit” thuhet në reagim.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë