Loading…

Vlora Çitaku për ndalimin e spiunes së Putinit në Kosovë: Ajo po mbahet në Polici, qëllimet e saj dihen

  • 06/08/2022 | 22:45

Vlora Çitaku për ndalimin e spiunes së Putinit në Kosovë: Ajo po mbahet në Polici, qëllimet e saj dihen

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka reaguar pasi sot iu ndalua hyrja në Kosovë, Daria Aslamova e cila akuzohet si spiune e intelegjences ushtarake ruse, shkruan Gazeta Metro.


Me anë të një postimi në Twitter, Çitaku tha se Aslamova tani po mbahet në paraburgim, duke shtuar se dihet qëllimi i hyrjes së saj në Kosovë.

“Daria Aslamova u arrestua sot teksa tentoi të kalonte kufirin nga Serbia për në # Kosovë . Ajo është apologjete e Putinit dhe propagandiste e Rusisë. Nuk ka nevojë të jesh oficer i inteligjencës për të kuptuar qëllimin e “udhëtimit” të saj Aslamova tani është në paraburgim të autoriteteve të Kosovës”, shkroi Çitaku.

Ndërsa ndalimin e saj në kufi e bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili tha se ky tentim i hyrjes së saj në Kosovë e dëshmon qartë se ka për qëllim destabilizimin e vendit.

Për ndalimin e saj ka njoftuar ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se Aslamova kishte për çëllim destabilzimin e vendit.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë