Loading…

VMRO-DPMNE kërkon dorëheqjen e Xhaferit pas takimit me politikanët çeçenë të afërt me Putinin

  • 22/05/2022 | 12:55

VMRO-DPMNE kërkon dorëheqjen e Xhaferit pas takimit me politikanët çeçenë të afërt me Putinin

Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së është deklarative për NATO-n, ndërsa ka kontakte dhe takime me njerëz të afërt me regjimin në Kremlin.Është hipokrizi para qytetarëve dhe turp në skenën ndërkombëtare dhe para partnerëve strategjikë, thonë nga VMRO-DPMNE.


“Skandali me delegacionin e pritur nga Talat Xhaferi në Kuvendin e Maqedonisë, ku ishin edhe politikanë çeçenë, ish-deputetë të Dumës ruse, hapën një sërë pyetjesh, të cilat fatkeqësisht mbeten pa përgjigje. Hesht Talat Xhaferi, hesht LSDM, hesht Kovaçevski, hesht Qeveria, hesht presidenti Pendarovski, heshtin institucionet kompetente të sigurisë”, tha deputeti Dragan Kovaçki nga VMRO-DPMNE.

Sipas tyre duhet përgjegjësi sepse takimi me një person si Abdul-Vajed Nijazov, një ish-deputet i Dumës dhe themelues i Shoqatës Myslimane në Mbështetje të Presidentit Putin është e rrezikshme.

Kovaçki shtoi që pas sjelljes vulgare të Talat Xhaferit me punonjësit e parlamentit dhe tash skandalit me çeçenët që po prish imazhin e Maqedonisë duhet që ai të jap dorëheqje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë