Loading…
Vodkë Çernobilli: Prodhimi i parë i kësaj zone
  • 13/08/2019 | 14:53

Vodkë Çernobilli: Prodhimi i parë i kësaj zone

‘Vodka Atomike’ është një pije e re alkoolike e bërë nga shkencëtarët të Zonës së Çernobillit, transmeton Gazeta Metro.


Vodka e bërë nga uji dhe drithërat nga Zona e Çernobilt është produkti i parë që është konsumuar në zonë pas katastrofës mjedisore të shkaktuar nga shpërthimi i reaktorit bërthamor të vitit 1986.

Një ekip shkencëtarësh që studiuan tokën në vitet pas katastrofës bërthamore morën pjesë në zhvillimin e këtij produkti, shkruan BBC, transmeton Gazeta Metro.

‘Ajo nuk është më radioaktive se çdo vodka tjetër’, tha profesori Smith në Universitetin e Potsmouth.

‘Çdo kimist do t’ju tregojë se kur distiloni diçka, të gjitha papastërtitë mbeten në mbeturina’, shtoi ai.

Sipas profesorit Smith, qëllimi i prodhimit nuk është vetëm fitimi, por edhe ringjallja ekonomike e rajonit të Çernobillit, i cili që prej asaj kohe ka mbetur e pazhvilluar.

Ai shton se një pjesë e të ardhurave do të shkojë drejt zgjerimit të prodhimit të kësaj pije alkoolike.

‘Unë mendoj se pas tridhjetë vjetësh, zhvillimi ekonomik, jo radioaktiviteti, është gjëja më e rëndësishme në këtë fushë’ ka thënë ndër të tjerat profesori Smith.

Çfarë shije ka kjo pije?

‘Ajo mban shije frutash por ju prapë mund të nuhasni drithërat’, tha një shankist në Soho i cili kishte rastin që të shijonte këtë pije.

I pyetur nga reporterët se çfarë lloj kokteje do të bënte nga kjo vodka, ai u përgjigj: Padyshim një martini klasik, por unë përfundimisht do ta përzieja atë me shampanjë’.

Vetëm një shishe nga kjo pije është stampuar, por megjithatë, profesori Smith shpreson që numri të rritet në më shumë se pesëqind deri në fund të vitit dhe do të shitet për turistët që vizitojnë Çernobillin./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë