Loading…

Vogëlushes shqiptare në Bujanoc iu kishte imponuar vetëvrasja vetëm pse kishte shqyer foton e Titos nga libri

  • 23/05/2020 | 11:06

Vogëlushes shqiptare në Bujanoc iu kishte imponuar vetëvrasja vetëm pse kishte shqyer foton e Titos nga libri

Hanife Berisha nga Bujanoci, vogëlushe e klases së III’të me 19 maj të vitit 1997 ishte detyrar të kryente vetërasje sepse kishte hequr nga libri i leximit fotografinë e Titos, shkruan Gazeta Metro.


E ndjera, vogëlushja Hanife, nga libri i leximit, kishte hequr fotografinë e Titos, pasi që, e frymëzuar nga ngjarjet e kohës, në mendjen e saj ishte akumuluar urrejtje dhe ndjenjë armiqësie ndaj satrapit Tito.

Kur mësuesi i klasës e kishte parë librin e nxënëses shqiptare, kishte lajmëruar drejtorin e më pas policia serbe ishte marrë me rastin, duke ia arrestuar prindërit Hanife Berishës.

Nxënsja e klasës së tretë sipas vendasëve me të arritur në shtëpi pas shkollës pas këtyre ngjarjeve kryen vetëvrasje.

Me kërcënime e shantazhe, drejtoria e shkollës i ka detyruar prindërit e Hanifes, që rasti tragjik të mbetet në heshtje. Sipas historianit Sejdi Sopi  viteve 1990-ta, familjarët e saj, kanë bërë disa përpjekje, për ta ngritur këtë problem në organet e kohës, por, pa sukses deri në ditët e sotme, jo vetëm nga ish mësuesit, por, tani edhe nga ndonjë ish kolege e kolegë të saj ish nxënës, për motive makabër, kanë bërë çmos që, tragjedia e kësaj vajze të mbetet në heshtje./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë