Loading…
‘VOGUE’ shkruan për këngëtaren shqiptare: Pas Rihannës, Rita Ora është në mesin e … |PAMJE
  • 11/01/2019 | 22:05

‘VOGUE’ shkruan për këngëtaren shqiptare: Pas Rihannës, Rita Ora është në mesin e … |PAMJE

Kur bie fjala tek moda, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtarë Rita Ora ka qenë gjthmonë në një hap me trendet e fundit dhe ka ndërmarrë rreziqe.


Të paktën këtë të fundit kështu e përcepton edhe revista më e rëndësishme e modës ‘VOGUE’. Që nga dalja e saj me rrobëdeshamber në tapetin e kuq deri tek shfaqja e saj si Spongebob, Rita ka lënë gjithmoë gjurmë kudo që ka shkelur.

Rita Ora nuk frikësohet nga eksperimentet në veshje dhe arrin gjithmonë që të tërheqë vëmendje.

Stili dhe veshja e këngëtares shqiptare ka bërë që revista ‘VOGUE’ të ulet e të shkruajë sërish për të. Këtë herë ka qenë veshja e Rita Orës që ka veshur në Las Vegas në një avion privat, konkretisht xhaketa e saj lëkurë qëndisur me kristale të Christian Louboutin.

Revista ‘VOGUE’ ka shkruar që këngëtarja shqiptare Rita Ora ka bërë një kthesë të bukur në modë dhe pas Rihannës, Christina Aguilera etj., është në mesin e stilistëve të njohur si ndër femrat e preferuara.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë