Mërgim Vojvoda është aktivizuar për gjatë gjithë përballjes së Udineses me Lazion, në të cilën skuadra vendase u mposht 2:1.
Ndeshja e zhvilluar të hënën mbrëma në kuadër të javës së tretë të Serie A, nisi mirë për Udinesen, e cila kaloi në epërsi në minutën e 49-të.
Megjithatë, Lazio arriti ta përmbysë rezultatin në pjesën e dytë. Ekipi nga Roma e barazoi shifrat në minutën e 75-të, ndërsa golin vendimtar për fitoren e realizoi në minutën e 88-të.
Vojvoda e nisi dhe e përfundoi takimin në krahun e djathtë, duke regjistruar 90 minuta lojë.
Pas tri javësh, Lazio është në kuotën e nëntë pikëve, aq sa kanë edhe Roma dhe Interi. Udinese, ndërkohë, mbetet me katër pikë.