Loading…

Volejbollistja ‘e argjendtë’ flet pas triumfit historik: Do të ‘sundojmë’ në Ballkan, kërkojmë kushte më të mira

  • 26/06/2022 | 18:45

Volejbollistja ‘e argjendtë’ flet pas triumfit historik: Do të ‘sundojmë’ në Ballkan, kërkojmë kushte më të mira

Dyshja kosovare, Dhuratë Sylejmani dhe Valmira Ramadani, kanë bërë historinë sot duke siguruar medaljen e argjendtë për herë të parë në histori të volejbollit kosovar në Kampionatin Ballkanik të Beach Volley. Në një prononcim për Gazeta Metro volejbollistja, Valmira Ramadani, ka thënë se përkundër humbjes ndaj dyshes nga Turqia në finale, janë munduar deri në pikën e fundit për medaljen e artë.


Dyshja kosovare në rrugëtimin e tyre deri në finale kanë regjistruar katër fitore dhe kanë pësuar edhe dy humbje, por për herë të parë i kanë sjellë Kosovës medalje nga Kampionati Ballkanik i Beach Volley. Ato në finalen pësuan disfatë Turqia 1, me rezultat 2-0 në sete.

Për Gazeta Metro pak orë pas përfundimit të ndeshjes volejbollistja, Valmira Ramadani, është shprehur paksa e mërzitur me humbjen, por për të është e rëndësishme që përkundër kushteve të vështira në Kosovë arritën këtë sukses të mahnitshëm.

”Realisht para dy vitesh pikërisht në Kampionatin Ballkanik të seniorëve , ne kemi përfunduar në vendin e katërt, po që të dyjat ishim më me pak eksperiencë. Ky rrugëtim ishte mjaft i vështirë duke pasur parasysh kushtet në Kosovë për sportin në përgjithësi. Mirëpo, dëshira për fitore ishte më e madhe se gjithçka dhe prapë mund të them se përsëri fitoj eksperienca në finale. Megjithatë, është e rëndësishme që ne u munduam deri në pikën e fundit,” tha ajo.

Më tutje Ramadani u pyet edhe për objektivat në të ardhmen, ku u shpreh optimiste se do të mundohen të ‘sundojnë’ në Ballkan, por përsëri e përmend atë që të gjithë sportistët/et nga Kosova e kanë pengesë të madhe, e që janë kushtet e vështira.

”Normalisht synimet tona rriten pasi që po mundohemi të ‘sundojmë’ në Ballkan. Por, pse jo tani me qëllime europiane, por prapë e theksoj se duhet të ketë kushte më shumë për të arritur sukses dhe përkrahje më e madhe,” përfundoi ajo për Gazeta Metro.

Vlen të theksohet se Ramadani dhe Sylejmani e kishin fituar edhe Kampionatin e Kosovës në Beach Volley sezonin e kaluar pasi në finale kishin mposhtur dyshen me eksperiencë Xhudjena Kruti dhe Adelajda Prenga./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë