Loading…
Volker: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet sivjet
  • 20/03/2019 | 23:40

Volker: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet sivjet

Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet sivjet, tha Volker, transmeton Gazeta Metro.


I ngarkuari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ukrainën, Kurt Volker, ka thënë se ekziston mundësia që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve dhe se një gjë e tillë do të varet nga përkrahja që do ta kenë dy vendet.

Ish ambasadori amerikan në NATO,  Volker duke folur për Zërin e Amerikës, duke folur për raportet mes Kosovës dhe Serbisë ka thënë se nuk ka kthim në të kaluarën dhe se marrëveshja është  e rëndësishme për të dyja vendet për shkak të stabilitetit dhe rrugës  drejtë Bashkimit Evropian, përcjell Telegrafi.

“Gjithçka varet nga ajo çfarë do të vendosin dy vendet [Kosova dhe Sebia]. Ekziston një rregull, në përputhje me marrëveshjen dhe dokumentet e tjera, se kufijtë nuk guxojnë të lëvizin me forcë, sikurse ka ndodhur me aneksimin rus të Krimesë. Kjo nuk guxon të ndodhë. Nëse dy vendet përmes bisedimeve arrijnë marrëveshje, sipas modelit ë ndarjes së Sllovakisë nga Çekia, ne të tjerët duhet të pajtohemi dhe respektojmë këtë”, tha Volker./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë