Loading…

Volks Wagen, 73 miliardë euro investim për prodhimin e automjeteve elektrike dhe 100 % vet-ngasëse

  • 17/11/2020 | 00:14

Volks Wagen, 73 miliardë euro investim për prodhimin e automjeteve elektrike dhe 100 % vet-ngasëse

Krerët e kompanisë më të madhe automobilistike në botë, VolksWagen kanë njoftuar se planifikojnë të kreyejnë investime masive për të përshpjetuar zhvillimin e automjeteve elektrike dhe atyre vet-ngasëse, në tentim të mos-humbjes së tregut masiv i cili momentalisht dominohet nga Tesla, transmeton Gazeta Metro.


Sipas njoftimeve fabrikat në Emden dhe në Hanover do të konvertohën për prodhim eksluziv të automjeteve elektrike me çmim investues prej 73 miliardë eurove  përderisa investime tjera masive do të bëhen në fushën e zhvillimit të software-it i cili do t’i mundëson automjeteve të ardhshme të VoksWagen të jenë tërësisht autonome dhe vet-ngasëse.

Përveq veturave, Volkswagen do të ndërtojë edhe mikrobusë elektrik ndërsa fabrika në Hanover do të prodhojë veturat elekrtike edhe të kompanive tjera të mëdha siq janë Audi, Bentley, dhe Porche.

Sipas krerëve të VW,i tërë pocesi pritet të zgjatë dhjetë vjet, gjatë së cilave auto-gjigandi do të kalojë në mënyrë të përshkallëzuar, nga prodhimi i tanishëm në vetura tërërsisht elektrike dhe 100 përqind vet – ngasëse.

Në ndërkohë udhëheqësit e kompanisë thonë se qëllimi i tyre kryeor është ti kthejnë shitjet në nivelet para-pandemisë së COVID 19. //gazetametro.net

 

 

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë