Loading…

‘Volkswagen’ shpërblen me 9 mijë euro ata persona që kanë këto vetura

  • 13/04/2019 | 11:18

‘Volkswagen’ shpërblen me 9 mijë euro ata persona që kanë këto vetura

Kompania e madhe Volkswagen  shpërblen me 9 mijë euro përdoruesit që kanë veturë me naft. Kjo kompani është duke zgjeruar kështu programin përtej 15 qyteteve më të ndotura të vendit, transmeton Gazeta Metro.


“Volkswagen” është nën presion të madh për të shmangur ndalimet e benzinës në qytetet kyçe dhe tashmë kanë filluar të ofrojnë stimuj tregtarë për konsumatorët të cilët janë gatshëm të hedhin modele më të vjetra të naftës në favor të atyre më të reja dhe më të pastra.

Sipas një zëdhënësi të Volkswagen, komiteti i bordit të kompanisë po shqyrton një program stimuli në mbarë vendin për automjetet dizel Euro 4 ose Euro 5. Një vendim zyrtar pritet të dalë këtë javë.

Gjigandi gjerman i prodhimit të automobilave tha se do t’u ofronte blerësve një stimulim nëse ata janë dakord të lëviznin nga makina të pajisura me motorë Euro 1 deri në Euro 4.

Ndërsa tani kompania po konsideron shtrirjen e stimujve të tregtisë në të gjithë vendin, ndërsa detajet ende janë duke u përpunuar, por se skenari më i mundshëm dhe që pritet të ndodhë është VW të paguajë deri në 9 mijë Euro./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë