Loading…
Volkswagen Tarok po pëlqehet shumë, kërkohet të futet në prodhim 
  • 18/04/2019 | 23:18

Volkswagen Tarok po pëlqehet shumë, kërkohet të futet në prodhim 

Sikur të dëgjohen kërkesat e entuziastëve, kjo makinë edhe mund të hyjë në prodhim, transmeton Gazeta Metro.


Klientët e makinave pickup, nuk kanë mungesë të zgjidhjeve, madje mund të kërkojnë në madhësi të plotë apo gjysmë madhësi.

Mirëpo, Volkswagen Tarok është një bishë krejtësisht tjetër., megjithëse vazhdon të jetë pickup, por shumë më kompakt.

Gjatë prezantimit në New York Auto Show, pjesëmarrësit kanë mbetur të habitur, me këtë makinë shumë të kompletuar, që e ka edhe pjesën për bartjen e mallrave.

Kjo makinë e ka platformën MQB, ndërsa ka marrë shumë elemente nga Audi A1 deri te Volkswagen Atlas. Në këtë mënyrë mund të konkurrojë me Honda Ridgeline.

Derisa ka shumë kërkesa që të futet në prodhim, Volkswagen mbase edhe mund ta konsiderojë një projekt për ta bërë të mundur./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë