Firma Uber ka pezulluar testin e saj të makinave vetë-lëvizëse në San Françisko, pasi rregullatorët e revokuan regjistrimin e automjeteve, transmeton gazetametro.net
Pasagjerët kanë qenë kohët e fundit duke pritur mundësinë e të pasurit një autmojet të tillë ku s’ke nevojë për një shofer.
Por, autoritetet kishin kërcënuar me ndërmarrje të masave ligjore nëse Uber nuk ka marrë një leje të veçantë për të provuar makinat.
Uber argumenton se për shkak se ata erdhën me një shofer të sigurisë dhe nuk janë plotësisht të pavarura, leja nuk ishte e nevojshme.
“Ne jemi tani në kërkim  se ku mund të rivendosim këto makina, por mbetemi  100% të angazhuar në Kaliforni dhe do të jetë dyfishimi i përpjekjeve tona për të zhvilluar rregullat realizueshme në gjithë vendin”, tha Uber.
San Françisko është qyteti i dytë ku Uber do të bejë provë për teknologji të re./gazetametro.net