Loading…

Von Cramon i drejtohet Borrellit: Dialogu s’ka të bëj asgjë me operacionet e policisë

  • 13/10/2021 | 23:37

Von Cramon i drejtohet Borrellit: Dialogu s’ka të bëj asgjë me operacionet e policisë

Eurodeputetja gjermane, Viola Von Cramon i ka reaguar ashpër shefit për politika të jashtme të BE-së, Joseph Borrell, në lidhje me një deklaratë që ky i fundit lëshoi për zhvillimet në veri, e ku e akuzonte Kosovën për “veprime të njëanshme”.

Von Cramon, i ka bërë thirrje Borrellit që të kritikojë shtetet ku sundimi i ligjit nuk po implementohet.

Sipas saj, BE duhet që të ndihmojë shtetet që luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin.

“Ju lutemi kritikoni vendet ku sundimi i ligjit nuk zbatohet. BE duhet të mbështesë vendet që luftojnë Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin. Institucionet shtetërore që bëjnë punën e tyre meritojnë respektin tonë të plotë. Dialogu i lehtësuar nga BE nuk ka të bëjë me operacionet e përditshme të policisë”, ka shkruar Von Cramon.

Ndryshe, deklarata e Borrel është komentuar me të madhe sot në Kosovë, pasi që në të njëjtën ai kritikon institucionet e Kosovës për “veprime të njëanshme” pas aksionit në veri.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë