Loading…

Von Cramon: Ideja për bashkimin kombëtar nuk do ishte ndihmë për askënd

  • 31/01/2021 | 19:51

Von Cramon: Ideja për bashkimin kombëtar nuk do ishte ndihmë për askënd

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, tha se nëse mendohet se problemet do zgjidhen përmes një bashkimi kombëtar me Shqipërinë, atëherë kjo është qasje e gabuar, shkruan Gazeta Metro.


“Është një gabim të krahasohet një ide bashkimi me Shqipërinë, si alternativë ndaj anëtarësimit në Bashkimin Evropian, veçanërisht si lloj opsioni rezervë, në rast se Kosova mbetet jashtë BE-së për një kohë më të gjatë”, tha Cramon.

Sipas Cramon, kjo as nuk është alternativë e as zgjidhje për problemet që qytetarët e Kosovës dëshirojnë t’i zgjidhin.

Votuesit, tha Cramon, presin zgjedhje reale nga politikanët e jo të ketë parulla të tilla.

“Një referendum i tillë nuk do të ndihmonte askënd dhe sigurisht nuk do të ndihmonte në vështirësitë e Kosovës në skenën ndërkombëtare”, ka deklaruar Cramon për RTVD.

Kujtojmë se ishte lideri i AAK’së njëherazi edhe kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj, që tha se është e hapur ideja e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, nëse dialogu Kosovë-Serbi nuk do shënoj progres.

“Shpjegova për rrezikun që Kosova të mbetet në pozita të njëjta për shumë vite në vijim, e rrethuar dhe e izoluar. Edhe pse ne kemi orientimin tonë euroatlantik, nuk jemi pa opsion, nëse kjo gjendje e Kosovës do të vazhdojë me tendenca që të zgjatet deri në pafundësi. Opsioni tjetër, do të jetë referendumi i organizuar për bashkimin tonë më Shqipërinë, sepse ne nuk do të qëndrojmë duarkryq. Ky nuk është kërcënim për askënd, por thjesht Kosova e ka të domosdoshme anëtarësimin në NATO, qoftë si shtet i pavarur, qoftë si e bashkuar me Shqipërinë”, ka thënë Haradinaj./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë