Përderisa kryeministri Kurti ka folur para parlamentit Europian rreth dialogut, e pranishme ishte edhe raportuesja e për Kosovën në Parlamentin Europian, e cila ka kritikuar përpjekjen e Kurtit për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjeve pak para se të votohet Vjosa Osmani presidente, shkruan Gazeta Metro.
Viola von Cramon, ka thënë se përpjekja e Kurtit për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje pak para se të votohet Vjosa Osmani presidente, ishte enigmatik.
“Do të jetë e rëndësishme të shohim një mënyrë gjithëpërfshirëse të qeverisës. Ka qenë përpjeke enigmatike ndryshimi i Ligjit për Zgjedhje para zgjedhjes së presidentit”, tha ajo.
Tutje, Viola Von Cramon foli për qëllimin e dokumenteve ‘non paper’ që qarkulluan për marrëveshjen finale Kosovë Serbi.
Ajo tha se qëllimi i tyre është përhapja e frikës dhe provokimi.
“Jemi të gatshëm t’iu mbështetim në çdo gjë që iu duhet, qëndrojmë në krahun e Kosovës për garantimin e shtetësisë së saj. Nuk iu kushtojmë vëmendje këtyre ‘non paper’, e dijmë çka ka prapa këtyre. Për të përhapur frikë, frikësuar dhe provokuar”, u shpreh ajo/gazetametro.net