Loading…

Von der Leyen e prerë në qëndrimin e BE’së për Kosovën e Serbinë: Pajtimi nis në rrafshin ekonomik, tensioni të ndalet

  • 28/09/2021 | 15:33

Von der Leyen e prerë në qëndrimin e BE’së për Kosovën e Serbinë: Pajtimi nis në rrafshin ekonomik, tensioni të ndalet

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nga Tirana shpalosi qasjen e unionit për Ballkanin Perëndimor dhe nismat si “Open Ballkans” të cilën e mbështeti, ndërsa për krizën mes Kosovës e Serbisë e bëri të qartë se pikënisja e pajtimit është nga ekonomia drejt normalizimit. Ajo tha se tensionet duhet të ndërpriten mes dy palëve dhe të diskutohen në Bruksel mospajtimet që kanë. Agjenda e Von der Leyen është transparente se BE nuk ka tolerancë për pengesa në proceset e saj, si ekonomike edhe ato politike dhe pasi merre pjesë në promovimin e investimeve të Bashkimit Europian si në Kosovë dhe Serbi, transmeton Gazeta Metro.


Në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, porosia kryesore ishin investimet e BE’së në rajon dhe mbështetja e çdo nisme që nuk pengon ato të BE’së, kjo kur u fol për nismën “Open Ballkans”.

Ursula Von der Leyen komentoi mes tjerash tensionet midis Serbisë dhe Kosovës, ku nënvizoi se “është thelbësore që të ulet tensioni dhe të rifillojë dialogu”.

“Edhe BE pas luftës u rindërtua fillimisht në dimensionin ekonomik, hap ky që solli me vonë edhe pajtimin”, tha ajo.

Të mërkurën në mëngjes, Presidentja Von der Leyen do të jetë në Prishtinë, ku do të bisedojë me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti. Ajo gjithashtu do të vizitojë, së bashku me Kryeministrin, Kopshtin “Cicërimat”, i cili u ndërtua me fondet e BE’së.

Po të mërkurën në mbrëmje, Presidentja e Komisionit europian, do të jetë në Beograd, ku do të takohet me Presidentin Aleksandar Vucic, ndërsa të nesërmen në mëngjes do të bisedojë me kryeministren Ana Brnabic. Me presidentin Vucic, zonja Von der Leyen do të marrë pjesë më pas në ceremoninë e nisjes së një projekti hekurudhor, pjesë e Korridorit X, si dhe do të jetë e pranishme në nënshkrimin e një kontrate për rehabilitimin e një pjese të Autostradës së Paqes, e cila mbështetet nga BE’a.

Zonja Von Der Leyen gjatë vizitës së saj në Tiranë foli edhe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke thënë se e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Evropian. Ajo theksoi Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë që jenë në BE dhe për këtë nuk ka asnjë pikë dyshimi.

“Unë jap mbështetjen time të plotë për të ecur përpara për negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ajo.

Porosia e Von der Leyen dallonte nga porositë e tjera të BE’së që nënvizonin ekonominë si parësore në negociatat mes Kosovës e Serbisë, se nuk pati vërejtjen se po rrezikohet stabiliteti dhe mirëqenia e qytetarëve me krizën e fundit. Vërejtje kjo u bë e qartë mjaftueshëm nga njoftimi i Departamentit të Shtetit Amerikan sot për pjesëmarrjen e zëvendës sekretarit amerikan për Europë dhe Europë Juglindore, Gabriel Escobar, në takimin mes kryenegociatorëve kosovarë dhe serbë.

‘’Ngjarjet e fundit kanë treguar se mospajtimet mes Beogradit dhe  Prishtinës nëse nuk tejkalohen, do të ndikojnë negativisht në investimet e huaja dhe do të kontribuojnë në ikjen e mëtejmë të trurit , që do t’i pamundësoj  ekonomisë së Kosovës dhe Serbisë të realizojnë potencialin e tyre të vërtetë, si dhe do të ndërpresin integrimin e tyre të mëtejmë në institucionet evropiane” ishte përgjigjur në pyetjen e agjencisë serbe Tanjug Departamenti i Shtetit të martën./gazetametro.net

SHBA tërheq vërejtjen: Nëse nuk shtensionohet situata do ketë pasoja për dy palët

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë