Loading…

Von der Leyen: Maqedonia e Shqipëria të nisin procesin e pranimit në BE para fundvitit

  • 28/09/2021 | 19:56

Von der Leyen: Maqedonia e Shqipëria të nisin procesin e pranimit në BE para fundvitit

Presidentja e KE-së Ursula von der Leyen deklaroi sot në Shkup se qëllimi i tyre është që Maqedonia Veriore dhe Shqipëria të fillojnë procesin e pranimit në Bashkimin Evropian para fundit të vitit.

“Qëllimi ynë është që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të fillojnë procesin e pranimit para fundit të vitit. KE po bisedon me Shkupin dhe Sofjen për kapërcimin e bllokadës” tha Ursula von der Leyen në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Zoran Zaev.

Kryeministri Zaev nga ana tjetër, shprehu besimin se një marrëveshje me Bullgarinë, e bazuar në vlerat evropiane dhe respektimin e çështjeve të identitetit mundë të arrihet deri në fund të vitit duke përdorur si bazë propozimin e presidencës portugeze të marrë nga presidentit aktual Sllovenia

“Unë sinqerisht besoj, siç është shpresa e KE-së se ne me të vërtetë mund të gjejmë zgjidhje deri në fund të vitit, domethënë deri në fund të dhjetorit, një zgjidhje që është e bazuar në vlerat evropiane, rregullat evropiane ku çështjet e identitetit janë shumë të rëndësishme dhe respektohen. Ne i çmojmë të gjitha identitetet evropiane këtu, ne duam që identiteti ynë maqedonas me gjuhën maqedonase të ushqehet. Më vjen mirë që kemi sinjale pozitive në atë pjesë të fushës më të rëndësishme në të cilën diskutohet. Pjesa tjetër i referohet udhërrëfyesit përmes të cilit ne do të përmirësojmë bashkëpunimin dhe do ta përshpejtojmë atë në përputhje me marrëveshjen për miqësinë, fqinjësinë e mirë dhe brenda janë pikërisht dy shënimet për emrin e shkurtër dhe të gjatë, për mosndërhyrjet në punët e brendshme dhe të ngjashme. Fryma e miqësisë, bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë duhet të ushqehet nga të dyja palët. Jo vetëm nga pala jonë, jo vetëm nga pala bullgare, nga të dyja palët duhet, sepse ne jemi vërtet fqinjë të parë, kemi bashkëpunim të mirë dhe besoj se këtë ia kemi borxh brezave të ardhshëm”, tha kryeministri Zaev.

Ai nënvizoi se procesi i Berlinit është gjëja më e mirë që i ka ndodhur Ballkanit Perëndimorë në rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe beson se kancelari i ardhshëm gjerman do të vazhdojë procesin e Berlinit./AlsatM

BE’ja s’pajtohet më që shteteve të Ballkanit t’u garantohet anëtarësimi

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë