Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë një javë para se të mbahet samiti BE-Ukrainë se Kievi do të ketë mbështetjen e pakushtëzuar nga blloku.
“Ne qëndrojmë në krah të Ukrainës pa asnjë nëse dhe por”, tha von der Leyen.
“Ukraina po lufton për vlerat tona të përbashkëta, po lufton për respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe për parimet e demokracisë dhe kjo është arsyeja pse Ukraina duhet ta fitojë këtë luftë”, tha ajo.
Ajo madje gjatë shtatorit të vitit të kaluar, kishte vizituar këtë shtet, i cili po përballet me agresion të pa precedent nga shteti rus.