Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se vendet kandidate për anëtarësim në BE, duhet të kryejnë “detyrat e shtëpisë” para se të arrijnë në fazën tjetër të procesit.
Duke folur para gazetarëve përkrah presidentit francez Emmanuel Macron dhe presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, pas vendimit të BE-së që t’i jep Ukrainës statusin e kandidatit së bashku me Moldavinë, theksoi se këto dy vende duhet të kryejnë detyrat e shtëpisë kur edhe pritet të arrihet faza e ardhshme e procesit.
“Jam e bindur se ata do të bëjnë gjithçka dhe të kryejnë punët e vështira, për të implementuar të gjitha reformat e nevojshme”, shtoi Der Leyen