Loading…

‘Vonë’ – Gërvalla lajka Blinken: Faleminderit që e ftove Kosovën

  • 18/09/2023 | 23:51

‘Vonë’ – Gërvalla lajka Blinken: Faleminderit që e ftove Kosovën

Donika Gërvalla, ministrja e Punëve të Jashtme, ndodhet në New York ku është ftuar në një ngjarje që është folur për teknologjinë dhe inteligjencën artificiale.


Për këtë pjesëmarrje ajo e ka falënderuar Antony Blinken, sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

”Faleminderit sekretari Blinken për ftesën e Kosovës në një ngjarje të rëndësishme në margjinat e #UNGA ku diskutohet se si AI mund të ndihmojë në arritjen e qëllimeve të #SDG”.

”Kosova dhe sektori i saj TIK janë të gatshëm të kontribuojnë në këtë fushë të rëndësishme së bashku me partnerët tanë anembanë globit”, ka shkruar Gërvala në Twitter.

Inteligjenca artificiale është shndërruar në një temë globale edhe për shkak të sfidave që rrjedhin me të.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë