Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri e ka kometuar çështjen e presidentit dhe zhvillimet e fundit politike në vend lidhur me të, duke i cilësuar si “erë zgjedhjesh” që po ndjehet qartë, transmeton Gazeta Metro.
Sipas tij, e mërkurja (dje) ishte një ditë dinamike, por mbi të gjitha dëshmi se institucionet tashmë po funksionojnë në frymën e përgatitjeve për zgjedhje.
“Në Kryesi, qasja e GP të VV-së ishte e ngurtë, pasi çdo iniciativë e opozitës po refuzohet. Rezoluta për vlerat e lirisë nuk u fut në rend dite si pikë e parë, qëndrim i pabesueshëm dhe dëshmi e standardeve të dyfishta. Kjo mungesë vullneti nuk është rastësi, por reflektim i kalkulimeve elektorale”, shtoi Tahiri.
Tahiri në një postim në Facebook deklaroi se të gjitha këto, “bllokadat, refuzimet dhe vonesat”, janë për pozicionim politik dhe se po vie era zgjedhje./gazetametro.net