Loading…

Votat e diasporës: Nga mbi 38 mijë fletëvotimet e verifikuara, 30 për qind janë refuzuar

  • 23/02/2021 | 09:07

Votat e diasporës: Nga mbi 38 mijë fletëvotimet e verifikuara, 30 për qind janë refuzuar

22 mijë pako me fletëvotime nga jashtë janë verifikuar deri tash nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka bërë të ditur Arbnor Mjeku nga organizata “Germin”. Ai ka thënë se në këto zarfe kanë qenë 38 mijë e 25 fletëvotime, prej të cilave 11 mijë e 71 janë refuzuar.


Në përgjithësi, KQZ-ja ka pranuar mbi 43 mijë pako me fletëvotime nga jashtë për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në përqindje, i bie që rreth 30 për qind e votave nga jashtë po refuzohen nga KQZ-ja. Arsyet kryesore për refuzim të votave, sipas Mjekut, janë votimet grupore me mbiemra të ndryshëm.

Ai ka shtuar se pret që deri në fillim të javës tjetër të përfundojë verifikimi i këtyre votave.

Pa u numëruar votat nga jashtë dhe ato me kusht, Lëvizja Vetëvendosje po prin me mbi 47 për qind të votave. Pas saj vjen PDK-ja me 17 për qind, LDK-ja me 13 e AAK-ja 7.4. Në rinumërim kanë shkuar rreth 500 vendvotime.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë