Loading…

Votat e diasporës sot transferohen nga Ministria e Infrastrukturës në QNR

  • 14/10/2019 | 09:14

Votat e diasporës sot transferohen nga Ministria e Infrastrukturës në QNR

Rreth 15 mijë e 500 zarfe me vota nga diaspora do të dërgohen sot nga Ministria e Infrastrukturës në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, transmeton Gazeta Metro.

Kjo u bë e ditur mbrëmjen e së dielës nga kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka pas rastit të kundërmimit dhe alergjisë që shkaktuan votat e ardhura nga Serbia te zyrtarët e numërimit.

“Zarfet të cilat kanë ardhur nga Serbia ka arsye të dyshohet se ka ndonjë materie dhe do të hetohen nga policia dhe të ekzaminohen nga Forenzika për të konstatuar në qoftë se ka pasur ndonjë mjet helmues dhe ende nuk dihet se a do të numërohen. Pasi të kryhen hetimet se a janë të rrezikshme do të procedohen”.

Ajo tha se pasi të kryhen hetimet dhe të bëhet vlerësimi nëse janë të rrezikshme ose jo do të vazhdohet sipas procedurave.

“Ende nuk dihet sepse posa ka filluar vlerësimi i tyre nuk është arritur të bëhet asnjë punë. Pasi të kryhen hetimet dhe vlerësohen a janë të rrezikshme do të vazhdohen sipas procedurave”../gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë