Loading…

Votat me kusht vazhdojnë të numërohen edhe gjatë ditës së sotme

  • 20/10/2019 | 08:44

Votat me kusht vazhdojnë të numërohen edhe gjatë ditës së sotme

Po rinumërohen edhe 530 vendvotime në të cilat janë raportuar parregullsi, ndërsa Qeveria e re nuk krijohet pa certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve, i cili po vonon, meqenëse ka ende vota që po rinumërohen, transmeton Gazeta Metro.


E që gjithë ky proces të përfundoj më shpejt, verifikuesit e KQZ’së nuk po ndalen as gjatë ditëve të vikendit. Përveç ditës së shtunë, rinumërimi do të vazhdoj edhe sot( të dielën)

Aktualisht janë 530 vendvotime të cilat do të rinumërohen pas vendimit të KQZ’së.

I gjithë procesi është duke u monitoruar nga organet e sigurisë, policia e prokuroria pas kërkesës së kryetares së KQZ’së, Valdete Daka.

Ndërkaq, pa numëruar kanë mbetur edhe votat me kusht.

Udhëheqësi i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, Burim Ahmetaj, ka thënë se procesi i rinumërimit të 530 vendvotimeve dhe atyre me kusht do të publikohen pas rreth 10 ditëve.

Vlenë të theksohet se KQZ mori vendim për rinumërimin e këtyre vendvotimeve për shkak të mospërputhjes së numrit të votave të subjekteve politike me kandidatët./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë