Loading…

Votat për Albin Kurtin nuk do të njihen e as nuk do bartën në formularin e rezultateve

  • 05/02/2021 | 12:29

Votat për Albin Kurtin nuk do të njihen e as nuk do bartën në formularin e rezultateve

Pavarësisht se dikush nga votuesit do të voton Albin Kurtin në zgjedhjet e 14 shkurtit, ajo votë as nuk do të njihet e as nuk do të bartet në formularin e rezultateve zyrtare të Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, shkruan Gazeta Metro.


Ky vendim vjen nga KQZ’ja pasi të gjithë personat që kanë kryer vepra penale dhe janë dënuar nga Gjykatat, ata janë larguar nga lista me anë të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

Kështu, ky vendim vlen edhe për Albin Kurtin dhe të tjerët që janë larguar nga lista e kandidatëve për deputetë duke mos u certifikuar nga KQZ.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se nëse një subjekt politik ka të certifikuar 4 kandidatë dhe në fletëvotim janë shënjuar 5 numra, në Fletat Llogaritëse të Kandidatëve evidentohen këto 5 shënjime, por ato nuk barten të gjitha në Formularët e Rezultateve të Kandidatëve.

Sipas tij, në këta formularë bartën vetëm votat e kandidatëve të certifikuar.

“Sipas nenit 110, paragrafi 4, votuesi pajiset me një fletëvotim në zgjedhje dhe a). e shënjon atë me votën për një subjekt politik, dhe b) mund që po ashtu të shënojë atë me vota për deri në 5 kandidatë nga lista e subjektit politik. Ndërsa, në paragrafin 5 theksohet se “nëse një fletëvotim shënjohet për më shumë se 5 kandidatë, atëherë numërohet vetëm vota e hedhur për subjektin politik”. Pra, votuesi duhet të zgjedhë vetëm 1 subjekt politik dhe më së shumti 5 kandidatë nga ai subjekt politik”, ka thënë Elezi.

“Pas këtij procesi, Këshilli i Vendvotimit numëron pjesën tjetër të fletëvotimit: votat e kandidatëve. Këto të dhëna paraqiten në Fletat Llogaritëse të Kandidatëve (FLLK) për secilin fletëvotim. Në këto fleta paraqiten të dhënat për çdo numër. Pas kësaj, bëhet bartja e totalit të votave për secilin kandidat të certifikuar. Pra, nëse një subjekt politik ka të certifikuar 4 kandidatë dhe në fletëvotim janë shënjuar 5 numra, në FLLK evidentohen këto 5 shënjime, por ato nuk barten të gjitha në Formularët e Rezultateve të Kandidatëve. Në këta formularë bartën vetëm votat e kandidatëve të certifikuar”, ka thënë Elezi për Kosova Press.//gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë